Manchester Utd është gati të blejë mbrojtësin e Sporting, Goncalo Inacio në janar.
Inacio është vëzhguar nga United gjatë vitit të kaluar dhe duket se klubi anglez është bindur dhe kërkon të përshpejtojë operacionin.
“Correio da Manha” thotë se United ka parë mjaftueshëm dhe synon të aktivizojë klauzolën e tij të blerjes në merkaton e janarit.
Sipas medias portugeze, United ka ‘shpresa për të rënë dakord për një strukturë pagese’ për klauzolën 52 milionë sterlina (rreth 60 milionë euro) të Inacio.
Klubi anglez ka vendosur të veprojë tani për të mposhtur Real Madridin, gjithashtu i interesuar për portugezin 22-vjeçar.