Fitore e madhe e Kosovës
![](/media/botasot.info/images/2023/November/12/auto_91699827840.jpg)
Kosova ka shënuar fitore të madhe me rezultat 1:0 ndaj Izraelit, në ndeshjen e mbetur të xhiros së shtatë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.
Dardanët kanë treguar lojë shumë të mirë, duke dominuar ballafaqimin dhe krijuan shumë raste por shënuan vetëm një gol.
Renditja
1. Rumania 8 4 4 0 13:4 16
2. Zvicra 7 4 3 0 20:8 15
3. Izraeli 7 3 2 2 7:8 11
4. Kosova 8 2 4 2 9:8 10
5. Bjellorusia 8 1 3 4 7:14 6
6. Andorra 8 0 2 6 3:17 2
Vedat Muriqi shqetësoi tifozët në minutën e 65-të, pasi që për shkak të lëndimit u detyrua të largohet nga fusha, por me shpresë se nuk do të jetë lëndim serioz.
Është fitorja e dytë për Kosovën dhe i afrohet për një pikë vendit të tretë përkatësisht Izraelit.
Djelmoshat e selektorit Primizh Gliha zbatuan detyrat me përpikëri dhe arritën tre pikë.
Terreni ka qenë shumë i rënduar në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, për shkak të reshjeve të shiut.
Kosova - Izraeli 1:0
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 4.000.
Gjyqtar: I. Kruzliak (Sllovakia).
Shënues: Rashica (41').
Kartona të verdhë: Zyba, I. Krasniqi - Revivo, Miguel Vitor.
Kartoni i kuq: Revivo (pas dy të verdhëve):.
Kosova: Muriç, Aliti, I. Krasniqi, Muslija (Rashani 61'), Dellova, Zyba, Loshaj (Bytyçi 46'), Kastrati (E. Krasniqi 46'), Rashica (Hajrizi 78'), B. Berisha dhe Muriqi (Korenica 65').
Izraeli: Glazer, Dasa (Gorno 72'), Goldberg, Niguel Vitor, Lavi (Abu Fani 62'), Zahavi, Do Peretz (Safuri 72'), Jejezkel (Kanichowsky 22'), Revivo, Gloukh e Kinda (Turgeman 46').
Nuk u ndje mungesa e Amir Rrahmanit dhe Edon Zhegrovës.
Në minutën e 31-të, sulmuesi Vedat Muriqi nga rreth 11 metra dërgon goditje të fortë por portieri Glazer shpëton gol të sigurt, duke e dëbuar topin në korrne.
Tre minuta më vonë (34') Kosova me fat, Zahavi nga afërsia godet me kokë por për fat të mirë topi shkoi jashtë shtyllës së djathtë pingule.
Në minutën e 41-të, Vedat Muriqi ka asistuar për bukuri e Milot Rashica në pozitë qendrore e i vetëm, me mjeshtri e mposhti portierin Glazer.
Në fund të pjesës së parë (44') Rashica në pozitë ideale e nga afërsia por intervenon për mrekulli portieri Glazer.
Në minutën e 48-të, Zymer Bytyçi lëshoi një rast ideal, duke gjuajtur drejt në këmbë të portierit Glazer.
Rashica në minutën e 59-të pati mundësi të mirë por gjuan mbi portë.
Në minutën e 61-të, Rashica pasoi bukur e Vedat Muriqi pa konkretizim nga një pozitë ideale e nga afërsia gjuan drejt në këmbë të portierit Glazer.
Në minutën e 65-të, Vedat Muriqi pësoi një lëndim dhe u zëvendësua nga Meriton Korenica.
Në minutën e 77-të, Zahavi futet në 16-sh, nga një pozitë si anash e nga afër për fat të mirë gjuan jashtë shtyllës së dytë përkatësisht të majtë.
Në Grupin I, Rumania kryeson me 16 pikë, pasojnë Zvicra me 15, Izraeli 11, Kosova 10, Bjellorusia 6 dhe Andorra 2 pikë.
Izraelit i minimizohen gjasat!