“Të festojmë së bashku” mbahet edicioni i 11-të “Kupa Pavarësia 2023″ 

Futboll

“Të festojmë së bashku” mbahet edicioni i 11-të “Kupa Pavarësia 2023″ 

Shaban Sinani Nga Shaban Sinani Më 12 nëntor 2023 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Me moton “Të festojmë së bashku” në organizim të Shoqatës Vëllaznimi që drejtohet nga Idris Gashi dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, në Durrës, për të 11-n herë me radhë organizohet Turneu gjithëkombëtar i  futbollit për grup-moshat e reja  “Kupa Pavarësia 2023″.

Në këtë Turnir tradicional marrin pjesë ekipe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi si dhe nga Lugina e Preshevës  e Bujanocit , deklaroi koordinatori i këtij aktiviteti Heraj Lisaku

“Shoqata Vllaznimi në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Bashkinë e Durrësit prej vitesh organizojnë turneun gjithëkombëtar “Kupa Pavarësia”.

Turneu I  futbollit  për fëmijë I kthyer tashmë në traditë në qytetin e Durrësit , do të mbledhë rreth 50 ekipe  nga të gjitha trevat Shqipfolëse  me rastin e festive kombëtare  të 28 dhe 29 Nëntorit.

Me sloganin “Të festojmë së bashku” nga të gjitha trevat shqipfolëse, shoqata jonë ka për qëllim bashkimin  e fëmijëve Shqiptar kudo që ndodhen ata. Durrësi për ta do të jetë Shtëpia e Madhe  e pritjes  për dy ditë me radhë në datat 24 dhe 35 Nëntor “ deklaroi  Heraj Lisaku

Sipas organizatorit, kësaj radhe do të marrin pjesë ekipe të grupmoshave: U-9 të lindur në vitin 2013/2014 dhe U-11 të lindur në vitin 2011-2012  dhe U-13 të lindur  në vitin 2013-2014.

Për të gjitha ekipet pjesëmarrëse organizator do të ndaj Kupa në shenjë të respektit për festën gjithëkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat