Tifozët e Kosovës, të njohur si “Dardanët” kanë shpalosur një mesazh në fillim të ndeshjes Kosovë-Izrael, të cilin ia kanë kushtuar Samir Ujkanit, i cili së fundi i dha fund karrierës së tij në futboll.
Në bamerin e shfaqur në tribuna shkruhej:
“Falemnderit kapiten. Atdheut nuk ia ktheve shpinën, respektove fanellën dhe tribunën”.
Pas pemsionimit, Ujkani më pas u emërua zëvendësdrejtor i Kombëtares së Kosovës.