Mediumi zviceran “20min” ka shkruar se fitorja e Kosovës kundër Izraelit, veç i hapa dyert Zvicrës drejt Kampionatit Evropian në futboll.
“Kosova mposht Izraelin, Zvicra të mërkurën mund të marrë një biletë për në Kampionatin Evropian
Kosova ka arritur të fitoi 1:0 ndaj Izraelit në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian. Kjo do të thotë se Zvicra mund të sigurojë pjesëmarrjen e saj në turneun e 2024 kundër Izraelit të mërkurën.
Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, nikoqirët ishin ekipi më i mirë dhe me meritë kaluan në epërsi pak para pjesës së parë pas një kundërsulmi të Rashicës. Izraeli u përpoq por kot që të barazonte në fazat e fundit. Me fitoren e ngushtë, Kosova mban gjallë shpresat e vogla të mbetura për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian.
Por rezultati është kryesisht në duart e Zvicrës. Kombëtarja tani mund të sigurojë kualifikimin për Kampionatin Evropian të mërkurën”, shkruan mes të tjera.
Renditja
1. Rumania 8 4 4 0 13:4 16
2. Zvicra 7 4 3 0 20:8 15
3. Izraeli 7 3 2 2 7:8 11
4. Kosova 8 2 4 2 9:8 10
5. Bjellorusia 8 1 3 4 7:14 6
6. Andorra 8 0 2 6 3:17 2