Mbrojtësi i Llapit, Ilir Krasniqi luajti për herë të parë si titullar me fanellën e Kosovës dhe bëri mjaft mirë në mbrojtjen me tre të trajnerit Gliha, duke dhënë kontributin e tij në suksesin 1-0 ndaj Izraelit.
Pas ndeshjes mbrojtësi 23-vjeçar nuk i fshehu emocionet e debutimit si titullar, teksa theksoi se është gjithmonë gati të nderojë fanellën e Kosovës.
Si u ndjeve sonte në debutimin me Kosovën?
Kam pasur shumë emocione në fillim, pasi ishte ndeshja e parë nga fillimi, por me kalimin e minutave u harrua çdo gjë dhe isha i përqendruar të bëja sa më mirë.
U duk sikur vuajtëm më shumë në pjesën e dytë?
Fusha ishte pak e rënduar dhe pas golit në pjesën e parë, menduam të qëndrojmë disi më mbrapa dhe të provojmë me kundërsulm.
Kosova luajti me tre në mbrojtje. A ju përshtatet kjo skemë?
Trajneri vendosi të luajmë kështu dhe bëmë shumë mirë. Mua më përshtatet kjo skemë dhe falënderoj trajnerin dhe shokët e skuadrës për besimin.
A jeni gati për të marrë përgjegjësi të tjera?
Ne jemi gjithmonë gati kur na thërret Kosova. Do të bëj gjithmonë maksimumin, sa herë që të më jepet mundësia të luaj.