Rudi Garcia raportohet se po numëron ditët në krye të bankinës së Napolit.
Humbja e kampionëve në fuqi të Italisë nga Empoli, mund të jetë ndeshja e fundit për Garcia-n tek “napolitanët”.
Sipas medieve italiane, Igor Tudor do të jetë pasues i Garcia-s.
Madje, thuhet se tashmë kreu i Napolit, Aurelio de Laurentiis ka arritur marrëveshje me Tudor-in.
“Igor Tudor është një hap larg bankinës së Napolit.
Pas takimit me Aurelio de Laurentiis, palët kanë arritur një marrëveshje për një kontratë njëvjeçare”, shkruajnë mediet italiane.