Kombëtarja e Kosovës nuk i ka humbur ende matematikisht gjasat për t’u kualifikuar në Euro 2024.
“Dardanët” e mposhtën së fundmi Izraelin me rezultat 1:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe mbeten ende me gjasa për të shkuar në Gjermani vitin tjetër, ndonëse ato janë shumë të pakta.
UEFA e ka bërë një analizë rreth mundësive që i kanë Kombëtaret për të shkuar në Kampionat Evropian.
Në Grupin I, ku bëjnë pjesë Vedat Muriqi me shokë, UEFA e cek faktin se “Kosova nuk do të mundë të përfundojë në njërin prej dy vendeve të para nëse Zvicra e mposht Izraelin”.