Leo Messi me fanellën e Argjentinës në “SHBA 1994” po bën xhiron e globit. Ylli i Inter Majemit ka postuar në rrjetet sociale fotografinë, e cila ka zgjuar memorien e tifozëve.
Komentet e tifozëve kanë qenë të gjitha në lidhje me ngjashmërinë e tij me Maradonën.
Ndërsa në aspektin financiar kjo fushatë është mjaft frytdhënëse për “Adidas”-in.
Kompania gjermane jo më kot ka zgjedhur Mesin për të “ringjalluar” Maradonën në kujtimin e tifozëve, të cilët do të jenë të shumtë në radhë për të blerë uniformën unike.