Etrit Berisha pjesë e formacionit më të mirë

Futboll

Etrit Berisha pjesë e formacionit më të mirë

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 12:39
Etrit Berisha - majtas

Etrit Berisha pjesë e formacionit më të mirë në lojën e preferuar të italianëve!

Etrit Berisha ishte padyshim fantastik me pritjet e tij kundër Napolit, me gardianin shqiptar që nuk e lejoi asnjëherë topin të kalonte pas tij duke ndihmuar Empolin të merrte tre pikët në transfertë.

Për këtë arsye, Berisha është zgjedhur gjithashtu pjesë e formacionit më të mirë të javës në lojën e preferuar nga italianët, “Fantacalcio”.

Këtu ai është vlerësuar me notën 7.5, duke qenë krahë lojtarëve si Dimarko, Bremer dhe Bonaventura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat