Anësori brazilian Rafinha mund të rikthehet sërish në Premier League pas vetëm dy sezonesh në La Liga me skuadrën e Barcelona.
Lajmin e konfirmoi e përditshmja spanjolle “Sport”.
Disa klube angleze janë interesuar për 26-vjeçarin, që dikur ka luajtur me Lids Junajtedin në Angli, ndëkohë që ka nisur sezonin e tij të dytë me katalanasit.
Me Barcelonën, ai ka realizuar 12 gola në 60 ndeshje zyrtare.
Duket se trajneri Çavi ka mbetur i pakënaqur këtë sezon nga braziliani, duke e aktivizuar vetëm në 10 ndeshje në total, më së shumti si zëvendësues. Kjo ka sjellë që zërat për largimin e tij të shtohen.
Rafinja ka një kontratë deri në vitin 2026 me Barcelonën dhe kostoja e kartonit të tij është rreth 60 milionë euro.
Për anësorin janë interesuar ekipet e Njukasëllit dhe Çellsit, të gatshme ta rikthejnë në Angli.