Tuchel nuk përmbahetit.
Kylian Mbappe është joshës për të gjithë, veçanërisht për Bayern Munih, me drejtuesit e të cilit që mund të jenë duke menduar për ta transferuar në Gjermani talentin francez, kontrata e të cilit me Paris Saint-Germain skadon së shpejti.
Trajneri i bavarezëve Thomas Tuchel foli për këtë gjë në konferencën për shtyp, ndërsa u shpreh se është i gatshëm që të shkoj edhe vetë për ta marrë.
“Nëse ai dëshiron të vijë, do të shkoj ta marr me biçikletë, por nuk mendoj se do të jetë realitet”- deklaroi Tuchel.