Ajeti, një dëmtim i hidhur

Futboll

Ajeti, një dëmtim i hidhur

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 17:30
Ajeti

Ndeshja e fundit e kampionatit rumun nuk pati fund të lumtur për mbrojtësin e Shqipërisë, Arlind Ajeti, ndonëse shënoi edhe një gol.

Skuadra e tij, Kluzh, barazoi 3-3 në fushën e Politeknika Iasi, dhe mbrojtësi shqiptar ishte autor i golit të dytë, që vendosi barazimin e përkohshëm 2-2, pasi vendasit kishin shënuar dy gola të shpejtë.

Ajeti u dëmtua në fundin e pjesës së dytë, në shifrat 3-3 dhe u detyrua të dilte nga loja në minutën e 80-të.

Mbrojtësi ka luajtur 15 ndeshje nga 16 gjithsej e në të gjitha ka qenë titullar, duke luajtur 90 minuta të plota, me përjashtim të takimit të fundit, ku u zëvendësua për herë të parë.

Kjo e bën edhe më të hidhur largimin e Ajetit nga grumbullimi kuqezi para ndeshjes me Moldavinë, pasi bëhet fjalë për një lojtar me minuta në këmbë, ndonëse me kombëtaren këtë sezon ka luajtur vetëm një ndeshje në kualifikuese, atë me Çekinë në Tiranë, si dhe në miqësoren me Bullgarinë. Në ligën rumune, Ajeti ka shënuar dy gola, atë me Politeknika Iasi javën e fundit dhe në derbin me Universitatea Kluzh, fituar 4-3.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat