Alvaro Morata nuk po mendon për Topin e Artë. Sulmuesi i Atletico Madridit, i intervistuar nga edicioni i sotëm i AS, është ndalur edhe te çmimi kryesor i dhënë nga France Football dhe që ka shënuar fitoren e tetë të Leo Messit këtë vit.
Ish-lojtari i Juventusit preferon të mos mendojë për këtë për momentin: “Nuk e mendoj. Do të doja të fitoja titujt individualë, por është Rodri që më vjedh (qesh).
Gjithçka që dua është t’i bëj gjërat mirë”, vazhdoi sulmuesi spanjoll.
“Ne u kualifikuam për një kampionat evropian, i cili ndonjëherë duket më i lehtë se sa është në të vërtetë.
Unë gjithashtu shpresoj të kem një vit të mirë në klub, por nuk po mendoj për Topin e Artë”.