Nëpërmjet profileve të tij sociale, mesfushori i Juventusit, Nicolò Fagioli ka komentuar rinovimin e kontratës me klubin e Juventusit deri në vitin 2028, me njoftimin zyrtar që ka mbërritur pasditen e sotme.
Edhe pse mesfushori eshte i skualifikuar per shkak te basteve sportive dhe do te kthehet vetem ne fund te ketij sezoni, ai megjithate ka perfituar edhe nje rritje page…
“Jam i lumtur dhe i nderuar që nënshkruaj kontratën time të re me Juventusin.
Te Juventusi u rrita si njeri dhe lojtar dhe kjo lidhje vazhdon të rritet.
Dua të falënderoj familjen time, tifozët, agjentët e mi dhe të gjithë anëtarët e Juventusit për mbështetjen e tyre. do të jem gjithmonë mirënjohës dhe falenderues deri ne fund”, mesazhi i mesfushorit.