Drejtori sportiv i Bayern Munihut, Freund, ka folur për të ardhmen e Leory Sanes në “Allianz”.
Kohët e fundit ka pasur spekulime që nuk po zhvillohen bisedime mes palëve për marrëveshje të re.
Këto raporte i ka hedhur poshtë Freundi, ku tha se janë të rreme dhe theksoi se ai është një nga lojtarët mbi të cilin duan të ndërtojmë të ardhmen e ekipit.
“Raportet se nuk po zhvillohen bisedime me Leroy Sané për marrëveshjen e re janë të rreme”.
“Ky është Leroy Sané më i mirë që ka pasur Bayern deri më tani. Ai është një nga lojtarët mbi të cilin duam të ndërtojmë të ardhmen e ekipit”, tha për “SportBILD”.