97 minuta dhe një asist për Lautaron kundër Fiorentinës.
Ka qenë ky sezoni zikaltër i Huan Kuadrados, që është ende jashtë grupit, për shkak të inflamacionit të tendinit që e ka mbajtur larg fushës për më shumë se 2 muaj.
Paraqitja e tij e fundit me Interin (35 minuta) daton në 7 tetor kundër Bolonjës, kur terapia konservative për inflamacionin e tendinit të majtë të Akilit dukej se kishte dhënë sinjale pozitive.
Asgjë nuk shkoi si duhet ama, pasi kolumbiani u ndal sërish dhe nga ajo që shikohet deri më tani, rikthimi i tij për transfertën e Torinos duket në kufijtë e së pamundurës.
Edhe pse për të do të ishte speciale të rikthej me një tjetër fanellë në atë që deri më dje ishte shtëpia e tij, më speciale do të ishte për Inzagin të rigjente anësorin e djathtë në një moment delikat të sezonit.
Deri më tani, kontributi i 25- vjeçarit ka qenë minimal, duke e detyruar Darmianin të alternohet mes mbrojtësit të djathtë dhe mesfushorit, për të zëvendësuar Pavarin e dëmtuar dhe Dumfrisin që ka nevojë për pushim.