Shqipëria U19 nis fushatën kualifikuese për Europianin e kësaj grupmoshe ku përballë do të ketë Irlandën në “Elbasan Arena”.
Skuadra e Ervin Bulkut kërkon që ta nisë në mënyrën më të mirë të mundshme këtë fushatë, ku në fushë kuqezinjtë do të hyjnë vetëm për fitore.
Nga ana tjetër, për ishullorët në fushë do të jetë djali i ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Varat, Roko, i cili është përzgjedhur si titullar nga trajneri i miqve.
Sfida starton në orën 14:00.