Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, pas përfundimit të përgatitjeve disa ditore në Shkup, sot u drejtua kah kryeqendra e Italisë, ku të premten e pret përballja me Italinë.
Pas kryerjes se 3 stërvitjeve në Shkup, trajneri Blagoja Milevski do të ketë në dispozicion kontingjentin e plotë të futbollistëve.
Ekspedita e Maqedonisë pritet rreth orës 18.00 të aterojë në Romë, ku të enjten do të zhvillojë stërvitjen e vetme në stadiumin “Olimpiko”.
Sfida në mes Italisë dhe Maqedonisë, do të zhvillohet të premten , në orën 20.45.