Kombëtarja e Zvicrës në minutën e fundit e humbi rastin e artë që të siguroi biletën për në Kampionatin Evropian që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Në minutën e 89-të Izraeli ka barazuar rezultatin 1:1 me Zvicrën.
Zviceranët të shtunën duhet që të fitojnë ndaj Kosovës dhe të sigurojnë kualifikimin.
Kapiteni Granit Xhaka, thyen rekordin, ka luajtur ndeshjen e 119-të ndërkombëtare në fanellën e Zvicrës.
Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, flet pas barazimit me Izraelin.
“Nuk kam një shpjegim për këtë menjëherë pas ndeshjes.
Pjesa e parë ishte e mrekullueshme, për fat të keq shënuam një.
Megjithatë, në pjesën e dytë nuk ishim mjaftueshëm prezent dhe nuk patëm më akses ndaj kundërshtarit.
Në fund, megjithatë, ne duhet ta shohim të gjithë pozitivisht.
Është për të ardhur keq që vazhdojmë të pranojmë gola në minutat e fundit”, tha mes të tjera Yakin, transmeton mediumi zviceran “Blick”.