Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, pas barazimit 1-1 në Shkup, tani në përballjen e dytë eliminatore kundër Italisë, do të kërkojë vazhdimësinë e rezultateve pozitive, pasi që ka shënuar dy barazime dhe një fitore.
Ajo e fundit ishte në kuadër të eliminatorëve për Botërorin “Katar 2022”, kur Trajkovski fundosi shpresat e azurrëve në fund të sfidës në Palermo.
“Pas Torinos dhe Palermos, përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll do të kërkojë rezultat tjetër pozitiv këtu në Romë kundër Italisë.
Presioni është te vendasit, e cila është në mungesë të rezultateve , por edhe përballet me mungesa të shumta, andaj duhet të jetë një ndeshje mjaft e lehtë për Maqedoninë , ndërsa presioni do të jetë te kombëtarja e Italisë”, raporton Mahir Thaçi,.
Tajneri Italian, Luçiano Spaleti, së fundit ftoi Manuel Lazarin nga Lacio dhe Kristijan Birigan nga Fiorentina, ndërsa ditë më parë, u lëndua edhe Alesandro Bastoni dhe i njëjti do të mungojë në përballjen me Maqedoninë.
Kjo e fundit, do të zhvillojë vetëm një stërvitje në stadiumin “Olimpiko” para se të sfidojë kombëtaren azzure. Lajmi i mirë për trajnerin Blagoja Milevski, është fakti se nuk asnjë të lënduar nga futbollistët e grumbulluar dhe të gjithë do të jenë në dispozicion për sfidën që do të zhvillohet të premten, më 17 nëntor, në stadiumin “olimpiko” në Romë, në orën 20.45.