Merkato e verës së kaluar u karakterizuar nga goditje të bujshme të kubeve saudite.
Një nga këto goditje ka qenë edhe blerja e Gabri Veiga-s nga Al-Ahly, me talentin 21-vjeçar që i befasoi të gjithë duke refuzuar Napoli-n dhe duke u transferuar në Arabi.
Një zgjedhje që ka zemëruar shumë edhe gjermanin e Real Madrid, Toni Kroos, i cili e konsideroi zgjedhjen e spanjollit si të “turpshme”.
Spanjolli zgjodhi të pranonte foertën e pasur nga Arabia dhe të refuzonte transferimin te kampionët e Serisë A, por duket se tani është penduar.
Duket se për ish-lojtarin e Celta-s aventura ekzotike nuk ka rezultuar shumë e mirë, të paktën në aspektin teknik.
Pavarësisht se është titullar i palëvizshëm në ekipin e Matthias, Veiga nuk po arrin të ketë asnjë ndikim, edhe për shkak të vështirësive për t’u përshtatur me ambientin e ri.
Për këto arsye tani kanë filluar të qarkullojnë zërat e një kthimi të tij të mundshëm në Europë në merkaton e janarit, me Newcastle që është përfolur si një nga ekipet e interesuar.
Një skenar i pamundur për t’u realizuar për shkak të rregullores, duke parë se Veiga ka luajtur për dy skuadra në këtë sezon, Al-Ahly dhe Celta, fanella me të cilën fantazisti ka luajtur 17 minuta në javën e parë të La Liga-s kundër Osasuna-s.