Diniz “sheh” përtej Neymarit

Futboll

Diniz “sheh” përtej Neymarit

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 16:09
Diniz

Konferenca për shtyp e cila i paraprin ndeshjes mes Kolumbisë dhe Brazilit (luhet nesër në orën 01:00 të mëngjesit) u kthye në një diskutim I madh se cili mund të jetë “pasuesi” i Neymar ZHuniorit në përfaqësuesen e pesë herë kampioneve të botës.

Edhe pse vetë lojtari nuk ka thënë asgjë mbi planet që ka për të ardhmen duket se në vendlindje po i përgatisin “daljen” nga skena. “Kemi një brez jashtëzakonisht të talentuar dhe shumë prej tyre mund të marrin një ditë rolin e Nejmarit.

Me këtë dua të them se nuk kemi përse të shqetëësohemi, por nga ana tjetër nuk mund të ushtrojmë shumë presion mbi lojtarët pasi është përgjegjesi e madhe. Askush nuk duhet të preokupohet pasi kemi shumë të rinj”, tha Diniz.

Mes të tjerash ai komentoi edhe afrimin e Endrik. Talenti 17-vjeçar i Realit është grumbulluar për herë të parë me ekipin e të rriturve dhe Diniz komenton kështu vendimin e tij:

“Endrik është një lojtar i madh. Ai është këtu sepse ka dhënë atë çfarë më duhet mua në fushë dhe jo për shkak të situatës të tij kontraktuale”..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat