Makina të djegura dhe përleshje mes tifozerive!
Në këto momente po luhet dueli Bullgari-Hungari me dyer të mbyllura, i vlefshëm për kualifikueset “EURO 2024”.
Ndërkohë jashtë stadiumit po bëhet “nami” mes dy tifozerive.
Kanë nisur përleshjet mes tyre duke djegur makina, ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur edhe policia.
Këta të fundit kanë përdorur ujë për të shpërndarë turmat.