Spanja pa ndonjë problem është kthyer me tre pikë nga stadiumi “Alphamega” në Kolossi.
Spanjollët i shkaktuan humbje me rezultat 3:1 Qipros.
Një xhiro pa u mbyll garat kualifikuese, Spanja dhe Skocia kanë siguruar biletën për në Kampionatin Evropian.
Golat për “Furinë e Kuqe” i shënuan Yamal (5'), Oyarzabal (22') e Joselu (28').
Për vendasit realizoi Pileas (75’).
Spanja kryeson në grupin A me 18 pikë, pasojnë Skocia me 16, Norvegjia 10, Gjeorgjia 8 dhe Qipro 0 pikë.
Qipro e mbylli këtë cikël kualifikues me të gjitha humbje, 8 gjithsej.