Austria është kthyer me pikë të plota nga stadiumi "A. Le Coq Arena" në Tallinn.
Austria fitoi me 2:0 ndaj Estonisë.
Futbollistët Laimer (26') e Lienhart (40') shënuan në pjesën e parë.
Pas xhiros së nëntë në Grupin F të kualifikueseve për Kampionatin Evropian, Austria kryeson me 19 pikë, pasojnë Belgjika 17, Suedia 7, Azerbajxhani 7 dhe Estonia 1 pikë.
Austria dhe Belgjika kanë siguruar biletën për në Kampionatin Evropian që mbahet në Gjermani në vitin e ardhshëm.