Suedia turpërohet në Baku.
Azerbajxhani ka triumfuar me rezultat 3:0 ndaj suedezëve.
Dy gola të shpejtë në fillim të pjesës së parë vendosën fituesin.
Mahmudov (3' e 89’) e Dadashov (6') shënuan për Azerbajxhanin.
Futbollisti i azerëve, Mustafazada, u përjashtua me karton të kuq në minutën e 57-të.
Pas xhiros së nëntë në Grupin F të kualifikueseve për Kampionatin Evropian, Austria kryeson me 19 pikë, pasojnë Belgjika 17, Suedia 7, Azerbajxhani 7 dhe Estonia 1 pikë.