Hungaria ka dështuar në Sofje, duke barazuar me rezultat 2:2 me Bullgarinë, në ndeshjen e vlefshme të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.
Në minutën e 10-të, Adams kaloi në epërsi mysafirët por bullgarët shpejt e barazuan rezultatin me golin e Delev.
Futbollisti Delev shënoi në minutën e 24-të.
Gjyqtari ndau dy kartona të kuq pas dy të verdhëve, në minutën e 37-të futbollistit Antov të Bullgarisë dhe në atë të 57-tën Kerkez të Hungarisë.
Despodov nga penalltia shënoi në minutën e 79-të por Petkov shënon autogol e shmang humbjen e hungarezëve duke shënuar në minutën e 90+7.
Pas xhiros së nëntë në Grupin G, Hungaria kryeson me 15 pikë, pasojnë Serbia me 13, Mali i Zi 8, Lituania 6 e Bullgaria me 3 sosh.