Ndërsa Bashkia, Rajoni i Lombardisë, Milani dhe Interi vazhdojnë të diskutojnë, stadiumi “San Siro” fjalë për fjalë u rrëzua në copa.
Në fakt, dy klubet e futbollit do të duhet të ndërhyjnë urgjentisht – duke derdhur 160 mijë euro – për të vendosur një rrjetë mbajtëse në unazën e tretë të objektit pas shkëputjes së copave të betonit.
"Dëmtime dhe shkëputje të pjesëve të mbulesës së betonit për shkak të erozionit" diagnoza e një inspektimi.
Në unazën e tretë janë gjetur edhe disa çarje, të pranishme edhe tek kullat. Ndaj dhe vendimi, për arsye sigurie, për të vendosur një rrjetë mbajtëse përgjatë gjithë perimetrit të impiantit, duket i menjëhershëm, duke njohur domosdoshmërinë dhe urgjencën maksimale në kryerjen e punimeve.
Shpenzimet prej 160 mijë eurosh plus TVSH-në do të paguhen nga Milani dhe Interi dhe më pas do të ndahen nga qiraja.