Ferizaj po vuan për një stadium!
Ka kohë që është folur por askund nuk po shihen themelet e stadiumit të ri.
Deputeti Enver Haliti tani jep lajmin e madh dhe të shumëpritur, që padyshim gëzon dashamirët e futbollit ferizajas.
“Ferizaj po bëhet me stadium të futbollit.
Në buxhetin e vitit 2022 unë së bashku me deputetin Dimal Basha kemi dorëzuar amendament për hapjen e një kodi të ri buxhetor për "Ndërtimin e stadiumit të futbollit në Ferizaj" ku është ndarë buxheti për studimin e fizibilitetit i cili është në fazën përfundimtare.
Në Projekt Buxhetin e vitit 2024 Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë ndarë 12.1 milion euro për ndërtimin e tij.
Urime të gjithë qytetarëve të Ferizajt, e në veçanti sportistëve dhe sportdashësve për këtë projekt kaq të rëndësishëm.
Punët bëhen me vepra, jo me fjalë!”, ka shkruar Haliti në profilin e tij në facebook.