Shqipëria do fitore

Futboll

Shqipëria do fitore

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 11:01
Kombëtarja e Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë luan sot (e premte) në udhëtim te Moldavia në ndeshjen kualifikuese që mund t’ia sigurojë kualifikimin në Euro 2024.

Kuqezinjtë janë mysafir të Moldavisë në takimin e raundit të shtatë të vlefshëm për Grupin E të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Kjo ndeshje është paraparë të zhvillohet në stadiumin “Stadionul Zimbru” me fillim nga ora 18:00.

Ekipi i drejtuar nga Sylvinho është gati për të dhënë maksimumin dhe me një rezultat pozitiv të sigurojë kualifikimin.

Shqipërisë i nevojitet vetëm një barazim për të siguruar kualifikimin në Euro 2024 dhe ndeshjet tjera nuk kanë rendësi se si përfundojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat