Gjatë një interviste të gjatë, dhënë për Dazn, Felipe Melo ka folur për garën e kampionatit italian, por jo vetëm kaq.
Favoriti juaj për titullin?
Interi është përpara të tjerëve. Do të prisja diçka më shumë nga Roma, edhe nëse do të mbetem një admirues i madh i Mourinhos.
Juventusi nuk është njësoj si 4-5 vite më parë. Këtë sezon, Inzaghi ka gjithçka për ta fituar titullin”.
Duke parë prapa, a ka ndonjë gjë që nuk do ta bënit më?
Në moshën 40-vjeçare jam më i qetë, përvoja më ndihmon.
Sigurisht që nuk do t’i bëja më të gjitha, por zgjedhjet dhe sjelljet e këqija kontribuan për të më bërë njeriun që jam sot.
Në nivel futbolli, ndoshta po mendoj për Juventusin. Mund ta kisha luajtur më mirë atë shans, por kështu shkoi.
Jam i kënaqur me mënyrën se si shkuan gjërat dhe jam i lumtur me jetën time.
Çdo ditë përpiqem të përmirësohem si baba, bashkëshort, mik dhe gjithashtu si futbollist.