Argjentina dhe Brazili janë mposhtur në ndeshjet eliminatore të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026.
Kampionët e Botës në fuqi u surprizuan nga Uruguaji pasi u mposhtën me rezultatin 0-2. Ronald Araujo dhe Darvin Njunez shënuan golat e fitores për miqtë në “La Bombonera” teksa traversa i mohoi golin e barazimit të përkohshëm Lionel Mesit.
Ndërsa dueli mes Kolumbisë dhe Brazilit u mbyll në 2-1. Gabriel Martineli kaloi “Seleçao” në avantazh në minutën e 4-të, por Luis Diaz realizoi dy gola me kokë në minutat 75′ dhe 79′ duke përmbysur shifrat.
Kili nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Paraguajit. I njëjti rezultat u regjistrua edhe në Venezuelë-Ekuador, teksa Bolivia mposhti 2-0 Perunë.