Kaos, 60 të plagosur në përleshjet mes policisë dhe tifozëve

Futboll

Kaos, 60 të plagosur në përleshjet mes policisë dhe tifozëve

Nga: K. G. Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 14:03
Pamje

Zemërimi vazhdon të rritet në mesin e tifozëve të futbollit në Bullgari për rezultatet e dobëta të ekipit kombëtar, i cili nuk ka arritur të kualifikohet në ndonjë kompeticion të madh dhe ka pasur një sërë ndryshimesh trajnerësh gjatë dy dekadave të fundit.

Gati 60 eprorë të policisë dhe tifozë u plagosën në përleshjet në Sofje të enjten mbrëma pas ndeshjes kualifikuese për Euro 2024 mes Bullgarisë dhe Hungarisë që u luajt me dyer të mbyllura, bëhet e ditur të premten nga autoritetet bullgare. 

Sa i përket protestuesve, "24 persona u trajtuan për lëndime, duke përfshirë shtatë të shtruar në spital për lëndime në kokë, fraktura etj." tha Katia Sungarska, zëdhënëse e departamentit të urgjencës së qytetit.

Policia, nga ana tjetër, raportoi për 33 të plagosur në radhët e tyre, duke përfshirë "disa me lëndime të rënda". Më tej janë arrestuar 33 tifozë, mes të cilëve edhe “ultra”, ndërkohë që vijojnë kërkimet për rebelët.

Ndeshja përfundoi baras (2:2), gjë që i lejoi hungarezët të kualifikohen në Euro 2024.

Me vetëm tre pikë të fituara nga shtatë ndeshje, Bullgaria është e fundit në Grupin G. Tifozët nga e gjithë Bullgaria erdhën për të kërkuar dorëheqjen e presidentit të Federatës së Futbollit, Borislav Mihaylov, i cili e drejton atë për 18 vjet.

Pjesëmarrësit në tubim hodhën fishekzjarre, gazlotsjellës, shishe birre, madje edhe gurë e shtylla trafiku dhe i vunë flakën një automjeti të policisë. 
Sipas shifrave zyrtare, policia përdori topa uji për të shpërndarë masën prej rreth 4,000 personash.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat