Kombëtarja e Kosovës ka marrë vetëm një pikë (2:2) në duel me Bullgarinë, që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Ndeshje e luftuar deri në fund por pa fitues.
Djelmoshat e përzgjedhësit Afrim Tovërlani luftuan deri në fund por nuk ia dolën të shënojnë golin e fitores.
Futbollisti Ardit Tahiri ishte në formë të mirë duke shënuar në minutën e 34-të e 59-të.
Për Bullgarinë realizuan Martin Sorakov (7’ – shënoi nga 17-18 metra) e Martin Petkov (45”).
Pas xhiros së pestë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian U21, Kosova renditet në vend të 4-të me 5 pikë e Bullgaria në të tretin me 6 sosh.