Portugalia vijon ecurinë perfekte në ndeshjet eliminatore të “Euro 2024”, pasi që shënoi 9 fitore në po aq takime të zhvilluara në Grupin “J”.
Në sfidën e fundit, kombëtarja luzitane mposhti Lihtenstajnin me 2-0 dhe shkon në kuotën e 27 pikëve.
Në takimin e fundit, që më shumë i vlen Kristiano Ronaldos për ta mbyllur fushatën eliminatore të Evropianit si golashënuesi më i mirë, Portugalia do të presë Islandën.
Sulmuesi i Portugalisë realizoi një nga dy golat e skuadrës së tij në ndeshjen me modestët e Lihtenshtajnit dhe shkon kuotën e 128 golave me përfaqësuesen, Ronaldo ka shënuar në total në këto eliminatore 10 gola, aq sa Lukaku, por sulmuesi belg qëndron në krye pasi ka dhënë një asist më shumë.