Portieri i Dortmundit, Gregor Kobel, ka humbur dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Ai nuk do të paraqitet me kombëtaren e Zvicrës kundër Kosovës dhe Rumanisë.
25-vjeçari është jashtë për shkak të problemeve muskolare, njofton media zvicerane “20min”.
Federata zvicerane njofton se ai do të qëndrojë me ekipin deri të dielën dhe më pas do të udhëtojë përsëri në klubin e tij.
Anthony Racioppi, 24-vjeçari nga Gjeneva që mbron për kampionët zviceran Young Boys, u nominua si zëvendësues.