Kapiteni i Kosovës u21 në futboll, Valon Zumberi, ka vlerësuar se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të mund të merrnin më shumë pikë në këto ndeshje eliminatore për “Euro 2025”.
“Njësoj si në lojën e parë ishim pa fat. Kemi mundur të shënonim edhe golin e tretë.
Megjithatë, jemi kthyer dy herë në lojë dhe morëm barazimin, kështu që jemi të kënaqur. Lojtarëve të rinj u them që të punojnë sa më shumë që është e mundur.
Nuk jam i kënaqur shumë me pikët e fituara deri tani sepse kemi grup të fortë dhe mund të marrim më shumë pikë. Besoj se do të marrim më shumë pikë në ndeshjen tjetër”, është shprehur Zumberi.