Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin ka bërë të ditur se Yan Sommer do të jetë nesër titullar në ndeshjen kundër Kosovës.
Yakin e pranoi se planifikonte që në portë të jetë Gregor Kobel, por që lëndimi i këtij të fundit bëri që Sommer të jetë titullar i padiskutueshëm.
“Ne planifikuam që Gregor (Kobel) të thirrej, por pasi që tani është jashtë, Yann Sommer do të jetë nesër në portë”, tha Yakin.
Portieri i Borussia Dortmundit, Gregor Kobel do të mungojë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Zvicrës në Evropian kundër Kosovës dhe Rumanisë.
25 vjeçari është larguar nga grumbullimi për shkak të disa problemeve në muskul.