​Kosova kryen stërvitjen e fundit para ndeshjes me Zvicrën

Futboll

​Kosova kryen stërvitjen e fundit para ndeshjes me Zvicrën

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 21:38
​Kosova kryen stërvitjen e fundit para ndeshjes me Zvicrën

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes së nesërme me Zvicrën.

“Dardanët” u stërvitën në “St. Jakob-Park” në Bazel para sfidës me Zvicrën, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet në Euro 2024.

Fitorja nuk është vetëm një dëshirë, por një qëllim i shndërruar në betejë për “Dardanët”. Atmosfera e mirë dhe përplot energji pozitive ka qenë pjesë e kësaj seance stërvitore, teksa nga afër futbollistët i ka motivuar edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

“Dardanët” shfaqen të vendosur dhe maksimalisht të motivuar për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive. Stadiumi “St Jakob-Park”, i cili pritet të jetë i mbushur me shqiptarë, do të jetë drita që udhëheq shpresat e Kosovës për fitore dhe për të mbetur me gjasa për kualifikim në Euro 2024.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat