Kombëtarja shqiptare U21 ka marrë një “shuplakë” nga Rumania në kualifikueset e Europianit “Sllovaki 2025”.
Ekipi kuqezi i Alban Bushit e nisi në mënyrën më të keqe sfidën duke pësuar tre herë brenda pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, rumunët shënuan dhe dy herë të tjerë, teksa kuqezinjtë ngelën me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Kristian Shpendit në minutën e 81’.
Kështu Shqipëria zbret në vendin e tretë në këto kualifikuese, ndërsa Rumania e parakalon në renditje.