Mbrojtësi i Arsenalit dhe ai i Chelseat kërkohen nga kuqezinjtë

Futboll

Mbrojtësi i Arsenalit dhe ai i Chelseat kërkohen nga kuqezinjtë

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 12:21
Chelsea

Milani është gati të godasë sërish në merkaton e janarit dhe për ta bërë këtë ata po mendojnë për një sërë emrash për mbrojtjen. Duke pasur parasysh dëmtimet afatgjatë të Kalulusë dhe Pelegrino dhe problemet e vazhdueshme fizike të Kjaerit, Milani do të detyrohet të kthehet në treg për të nënshkruar me një qendërmbrojtës të ri në janar.

Emrat që lidhen me kuqezinjtë janë të ndryshëm: mes tyre janë veçanërisht Jakub Kivior i Arsenalit dhe Benua Badiashil i Çelsit, por dy klubet angleze do të duhet të tregohen të hapur për huazimin.

“Djalli”, njëkohësisht synon edhe Loid Kelin, kapitenin e Bërnmëthit, i cili, megjithatë, me siguri nuk do të lejohet të largohet në janar.

Lajmi është bërë i ditur nga “La Gazzetta dello Sport”, që nuk heq as Huan Mirandën nga lista e afrimeve të janarit. Spanjolli ka një kontratë deri në qershor me Betisin që po bën gjithçka për të rinovuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat