Shtyhet ndeshja e vlefshme për Ligën e Kombeve!
Ndeshja mes Xhamajkës dhe Kanadasë e vlefshme për Ligën e Kombeve, duhet të ishte zhvilluar mbrëmë, por nuk u luajt për shkak të kushteve atmosferike.
Fusha është e mbushur me ujë dhe është e pamundur që një ndeshje futbolli të zhvillohet në këto kushte.
Dueli është shtyre për ditën e sotme në orën 16:30, edhe pse gjërat mund të ndryshojnë sërish në varësi të kushteve atmosferike.