Andrea Kolpani është një nga objektivat kryesorë të Interit në janar ose në verën e ardhshme.
Zikaltrit kanë nisur prej kohësh tratativat për të bindur mesfushorin italian të Monzës të transferohet në Milano.
Gjithsesi duket se për 24-vjeçarin, ngjyrat zikaltër nuk kanë qenë të preferuarat e tij, por ato kuqezi.
Në një intervistë të dhënë për “SportWeek”, mesfushori, i cili u grumbullua për herë të parë me kombëtaren italiane nga tekniku Luçiano Spaleti, u shpreh se kur ishte i vogël, ai ishte një tifoz i Milanit.
“A jam tifoz me Milanin? Kur isha fëmijë, po”, ishin fjalët e Kolpanit.
Gjithashtu ai u ndal të fliste dhe për Silvio Berluskonin, të cilin e falënderon gjithmonë.
“Gjithmonë do e falënderoj presidentin. Kur flas për të emocionohem. Ai ishte gjithmonë i sjellshëm me mua. Gjithmonë më thoshte se isha i preferuari i tij, ndoshta prej pamjes time si një djalë i mirë. të gjithëve u thoshte vetëm një përshëndetje, ndërsa mua më drejtohej me emër”, u shpreh 24-vjeçari.