Kërkohet fitorja e parë në grup.
Formacionet zyrtare të sfidës Çeki U17-Shqipëri U17!
Shqipëria U-17 pasi u mposht në sfidën e parë me Portugalinë me rezultatin 0-3, do të luajë ditën e sotme takimin e dytë për kualifikueset e Europianit të kësaj grupmoshe.
Përballë ekipit të Ardi Beharit do të jetë Republika Çeke U17, me ndeshjen që do të nisë në orën 13:30 dhe do të luhet në stadiumin “Papa Françisko” të qytetit të Fatima në Portugali, aty ku po zhvillohen duelet e këtij grupi.