Shqipëria U-19 do të kërkojë të marrë pikët e para në kualifikueset e Europianit të kësaj grupmoshe, ku do të sfidojë skuadrën e Belgjikës.
Ekipi i drejtuar nga Ervin Bulku u mposht tri ditë më parë nga Irlanda me rezultatin 3-1, në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”.
Ndërkohë, sot në orën 14:00, në po të njëjtin stadium do të luhet edhe takimi i dytë ndaj kombëtares belge, e cila ndodhet në kuotën e 1 pike.
Ky duel do të gjykohet nga arbitra nga Mal i Zi. Po aq pikë është, edhe rivali tjetër i grupit Sllovenia. Ndeshjet e këtij grupi janë përcaktuar të luhen në Shqipëri.