Ende nuk ka kualifikim për Poloninë, edhe pse mbrëmë luajti ndeshjen e fundit kualifikuese në grupin E.
Është pa kualifikim, të paktën tani për tani. Kombëtarja e Michal Probierz barazoi 1-1 në shtëpi ndaj Çekisë dhe mban vendin e tretë të renditjes.
Megjithatë, asgjë nuk është përfundimisht e humbur.
Mundësia e fundit për të marrë një biletë për “Euro 2024” është “play off”-i që do të zhvillohet marsin e ardhshëm. Në fund të ndeshjes me çekët, kapiteni Robert Lewandowski komentoi:
“Ne luajtëm mirë, e mbajtëm topin, dinim të ndryshonim drejtim dhe të dilnim shpesh në zonën e rreptësisë kundërshtare. Ajo që na mungoi ndaj Çekisë ishte pasimi i fundit ose gjuajtja vendimtare nga distanca”.