Një urim të veçantë për kualifikimin e Kombëtares në Euro 2024, e jep edhe ambasada e SHBA-së në Tiranë.
Teksa urojnë kuqezinjtë, ambasada tregon se bëjnë tifo për Shqipërinë.
“Urime Shqipërisë për kualifikimin në Euro 2024! Ambasada amerikane në Tiranë bën tifo për Shqipërinë! Forca”,-thuhet në postimin në rrjetin social X.
Tashmë Kombëtares i ka ngelur dhe ndeshja me Ishujt Faroe, rezultati i së cilës do të shërbejë si statistikë dhe për të ruajtur pikët për kreun e grupit. Aktualisht vendi ynë renditet i pari në grupin E.