Sot ishte planifikuar një ndeshje miqësore mes Vllaznisë dhe Kastriotit në stadiumin “Loro Boriçi”, por nuk do të zhvillohet.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi shkodran përmes një postimi në rrjetet sociale.
"KF Vllaznia bën të ditur se ndeshja miqësore ndaj ekipit të Kastriotit, e planifikuar për t’u luajtur ditën e sotme në orën 14:00 në stadiumin “Loro Boriçi”, nuk do të zhvillohet.
Ekipi krutan e ka patur të pamundur për të udhëtuar drejt Shkodrës për disa arsye të rëndësishme dhe si rrjedhojë, kjo ndeshje nuk do të luhet", njofton Vlaznia.