Kombëtarja e Maqedonisë pësoi disfatën e katërt në kuadër të eliminatoreve për “EURO 2024”, pasi që u mund nga Italia me rezultat 5-2. Kieza, Raspdori, El Sharavi dhe Darmian shënuan golat për kombëtaren “azzure”, ndërsa Jani Atanasov shënoi dy herë në portën e Donarumës.
Mbrojtësi Visar Musliu, pas ndeshjes theksoi se janë marrë shumë gola në transfertë, por kjo nuk ka të bëj me lojën individual, por atë ekipore, pasi që katër nga 5 golat kanë ardhë nga ndërprerja e lojës.
Musliu kërkon që kjo çështje duhet sa më shpejt të evitohet brenda kampit të Maqedonisë, para përballjes me Anglinë, më 20 nëntor, në Shkup.
"Jo faji i individit, por i kolektivit", thotë Musliu.